
Ekpertiza në secilën lëndë është fokusi ynë në kuadër të shërbimeve ligjore që ofrojmë.ㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ
Natyra e ndryshme e secilit biznes kërkon një trajtim adekuat të financave/kontabilitetit, detyrë kjo që e zotërojmë me sukses tek klientet tanë tash e sa vite.
Konsulenca është shërbim i nevojshëm profesional për ti adesuar në kohë lëvizjet taktike dhe për të marrë vendime të duhura për biznesin tuaj.
Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një vendi apo organizate. Ligjet dhe rregulloret tjera të shtetit dhe organizatës duhet të jenë në përputhje me dispozitat e kushtetutës. Në disa vende, kushtetuta njihet edhe si ligj themeltar apo statut themeltar.
Kushtetuta zakonisht përkufizon shtetin ose organizatën, qartëson detyrat e shtetit dhe organet udhëheqëse të tij dhe shërben si ombrellë për ligjet e tjera të shtetit. Në shumicën e vendeve demokratike, mirëpo edhe ato autoritariane, kushtetuta përfshin edhe një kartë të të dretave dhe lirive të njeriut, të cilat nuk guxojnë të shkelen nga organet e vendit ose ligjet e tjera që i nxjerr organi ligjvënës i atij vendi.
Përshtypjet e klientëve
Besimi i klientëve tanë në punë profesionale motiv i yni që çdo herë të jemi të përpiktë dhe në kohë për realizimin e kërkesave të tyre.
“Procedurat ligjore të hapjes së biznesit tonë i kemi parë shumë të vështira. Me ndihmën profesionale të zyrës ligjore Klinaku & Associates biznesi ynë u hap duke përmbushur çdo kriter ligjor.”ㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ
“Mbajtja e librave financiarë me rregull e deri tek deklarimet financiare në kohë në ATK, meritë e stafit tejet profesional.”ㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ
“Vështirësitë e biznesit tonë kanë qenë kryesisht në rastet ligjore para nënshkrimit të marrëveshjeve biznesore. Këshillat profesionale të Klinaku & Associates kanë bërë që ne të ndihemi të sigurtë për nënshkrimin e atyre marrëveshjeve.”