Mungon eksperti mjekësor, shtyhet seanca kundër MPMS-së

Prishtinë – Është shtyrë seanca e shqyrtimit kryesor në Departamentin Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). Një gjë e tillë ndodhi për arsye se eksperti mjekësor Besim, Sejdiu nuk kishte përmbushur detyrimin e tij që te jetë i pranishëm në seancë edhe pasi që ishte ftuar me ftese të rregullt nga Gjykata .

Eksperti Sejdiu kishte dhënë ekspertizën e tij mjekësore, por vetëm me shkrim.

Përfaqësuesi i paditësit Agim Visoka, avokati Sylejman Klinaku, ishte i pajtimit që seanca të shtyhet me qëllim që në seancën e radhës  eksperti Sejdiu, të deklarohet gojarisht lidhur me ekspertizën e dhënë.

Pala paditëse  kishte bërë padi edhe njëherë duke kërkuar anulimin e vendimit të MPMS-së për njohjen e të drejtës në pension për persona me aftësi te kufizuar.  Gjykata Themelore kishte vendosur më 30 tetor 2014,  që  çështjen ta kthej në rivendosje tek MPMS-ja, konkretisht Departamenti i Administratës Pensionale.

Kjo e fundit kishte vendosur përsëri në mënyrë të njëjtë, dhe pala për  herë  të dytë  ishte detyruar që të paraqes padi në gjykatë.

Gjykatësja Lirije Maksutaj, vendosi që seanca e radhës të mbahet me 27 prill 2017, në ora 10:30.

 

Linku i lajmit (Betimi për Drejtësi)